Amarilto shpk, kompania lider ne tregetimin dhe perpunimin e fruta-perimeve
Open
X

Rreth nesh.

10527401_10152646584781926_353712463764803077_nAmarilto shpk eshte nje kompani qe ofron prej vitesh ne tregun shqiptar produktet me te mira te fruta perimeve te konservuara.

Amarilto shpk ndodhet ne afersi te qytetit te Lezhes afer natyres se qete dhe nje klime shume te pershtatshme per te kultivimin e perimeve dhe frutave te ndryshme.

Shoqeria jone ka ne zoterimin e vete nje fabrike moderne ne te cilen behet perpunimi i tyre dhe amballazhimi per ti ofruar produktet me te mira gjithe tregut shqiptar dhe atij ballkanas.

Me nje eksperience prej vitesh , qe nga viti 2005 jemi fokusuar per te shfrytezuar me se miri te gjitha produktet me te mira te tokes Shqiptare dhe duke ja servirur ato te gjithe atyre qe kerkojne produkte bio. Amarilto shpk perdor teknologjine me te mire per te realizuar konservimin e fruta perimeve per tju ofruar shijen me te mire te tradites shqiptare.

Shoqeria jone ka arritur dhe te fitoj ne nje gare nderkombetare per cmimin nderkombetar te Global Trade Leaders Club midis 7500 kompanive nga 90 vende te botes. Kompania u dekorua me cmimin e pare per cilesine e produkteve qe ofron ne tregun shqiptar dhe nderkombetar.

Frutat dhe perimet mblidhen nga zona te cilat jane plotesisht te mbrojtura nga ndotja mjedisore dhe jane plotesisht te frekseta. Stafi yne i dedikuar eshte plotesisht i fokusuar tek selektimi i frutave dhe perimeve me te fresketa te mundshme.

Konservimet tona jane te njohura ne te gjithe Shqiperine dhe jashte saj (Kosove, Maqedoni, Greqi etj).

Ato jane te kerkuara ne cdo vend ku kerkohet perimet dhe frutat e konservuara. Produktet tona nuk mungojne ne asnje tavoline dhe restorant shqiptar. Mund ti gjeni ne supermarketet me te medha  ne Shqiperi. Gjithashtu mund te na gjeni ne supermarketet me te medha ne Kosove dhe Maqedoni.